Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, e ka vlerësuar të rëndësishme dhe sukses të madh marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Mundo”, Hahn ka theksuar se suksesi i BE-së ishte marrëveshja mes Shkupi dhe Athinës, pasi që sipas tij, “Maqedonia Veriore ishte në prag të rënies, dhe tani ajo ka qëndruar në këmbë”, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Hahn, ka thënë se BE-ja ka arritur që të vë Ballkanin Perëndimor në binarë viteve të fundit.

Në kuadër të kësaj, Hahn ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka filluar negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“BE ka filluar negociatat për anëtarësimin e Serbisë, edhe pse situata në lidhje me dialogun me Kosovën ka nevojë për t’u zgjidhur”, ka deklaruar Hahn. (INA)

Flash Lajme