Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski është ministri i parë që do të largohet nga kabineti qeveritar. Kjo u vendos në Këshillin qendror të LSDM, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ku u shkarkuan të gjithë nënkryetarët e partisë, sekretari gjeneral dhe sekretari organizativ.

Në vend të sekretarit të deritanishëm Aleksandar Kiracovski është zgjedhur Lupço Nikollovski, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e ministrit të bujqësisë. Ai do të lë postin e ministrit dhe do të merret me strukturat partiake. Nikollovski pas mbledhjes së këshillit qendror theksoi se do të kërkohet llogari nga të gjithë funksionarët .
“Do të kërkojë llogari nga të gjithë funksionarët, nga kryetarët e komunave dhe saktësisht do të ndjekim realizimin e programeve të tyre dhe të tjerëve”, theksoi Nikollovski, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Zoran Zaev. (INA)

Flash Lajme