Ali Gjeçbritaj: KRAJA NDIHMON TË PREKURIT NGA TERMETI NË SHQIPËRI
Duke ndjerë dhimbje të thellë për fatkeqësinë natyrore të bashkëkombasve në Shqipëri, populli i Krajes këtyre ditëve grumbulloi ndihma për të prekurit nga termeti. Kështu punëtorët e shkollës “Gj. K. – Skënderbeu“ grumbulluan 1.420 euro e 20 dollarë, Shoqata e grave “Kranjania” për dy ditë mblodhi 850 euro e350 dollarë dhe një sasi të konsiderueshme veshëmbathje, batanije , mjete për mirëmbajtjën e higjenës etj.