Mali i Zi

Colors: Purple Color

Këto ditë nga botimi doli „Udhëzues i vogël për ekonomitë fshatare – ofrimi i shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit për turistë“.

Siç thuhet, synimi i udhëzuesit është që pronarëve të ekonomive fshatare ti ofrojë mundësinë që të merren me turizëm dhe hoteleri në mënyrë të suksesshme, profitabile, të qëndrueshme dhe të ligjshme.

Për adaptimin e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, në kuadër të projektit “Efikasiteti energjetik në Mal të Zi – faza e dytë”, do të investohen 450 mijë euro.

Kontrata ka të bëjë me zëvendësimin e dritareve, vendosjen e termoizolimit në fasadë, vendosjen e termoizolimit në pullaz, zëvendësimi dhe avancimi i sistemit për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar, përmirësimi i sistemit të ndriçimit dhe atij të ngrohjes.

Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi apelon tek shfrytëzuesit e lokacioneve në zonën e të mirave detare nga Ulqini që në afatin sa më të shkurtër të dorëzojnë tërë dokumentacionin në bazë të Ligjit për planifikim të hapësirës dhe ndërtim të objekteve, i cili i paraprinë lëshimit të vendimit për punë për vitin e ardhshëm.

Flash Lajme