Në Prishtinë të martën u festua Dita e Çlirimit, e cila shënohet prej vitit 1999 kur trupat e NATO-së hynë në Kosovë.

Ndër mysafirët e sivjetmë ishin ish presidenti amerikan Bil Klinton dhe sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt.

Me ftesë të zyrtarëve nga Kosova në Prishtinë ishin kryetarët e Komunave Ulqin dhe Tuz, Loro Nrekiq dhe Nik Gjeloshaj, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka.

Nrekiq me këtë rast bisedoi me investitorët të cilët ishin të interesuar që kapitalin e vet ta investojnë në Ulqin.

Flash Lajme