Qeveria e Malit të Zi njoftoi se në mbledhjen e cila u mbajt të enjten u njoftua me Infomatën gojore për fatkeqësitë elementare në zonën e Komunës së Ulqinit.

Siç theksohet, u morr vendimi për dërgimin e ndihmës urgjente intervenuese Komunës së Ulqinit me vlerë 50 mijë euro.

Nga Komuna e Ulqinit më herët deklaruan se dëmi i vlerësuar nga moti i keq në natën në mes të martës dhe të mërkurës ishte mbi 1,2 milion euro.

Flash Lajme