Në rivierën e Ulqinit në ditët e para të gushtit pushojnë një çerek më shumë mysafirë të evidentuar se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njoftohet nga Organizata Turistike.

Siç theksohet, gjithsej janë të regjistruar 58.425 mysafirë ose për 28 për qind më shumë se në fillim të gushtit të vitit 2018.

Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privay, 51.271, në hotele pushojnë 6293, gjersa në kampe dhe pushimore u evidentuan 861 turistë.

Flash Lajme