Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Bashkësia e Komunave të Malit të Zi, me rastin e shënimit të 28 vjetorit të miratimit të Deklaratës për shtetin ekologjik të Malit të Zi, do të iniciojnë aksionin me emër “Le të gjelbërojë mali!”( “Nek’ gora zazeleni!”).

Aksioni i mbjelljes së pemëve simbolikisht do të fillojë me 20 shtator të vitit 2019, në ditën e miratimit të Deklaratës, e me këtë rast, siç theksohet, do të mbillen pemët në qendër të Shtojit.

Mjetet për fidane i kanë siguruar vetëqeverisjet lokale, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Drejtoria për Pyje, gjersa një pjesë e mjeteve u nda nga projekti EU4ME të cilin e financon Delegacioni i BE-së në Mal të Zi, ndërsa e zbaton UNDP.

Flash Lajme