“Karisma Hotels Adriatic Montenegro” është sponsor i Kupës Evropiane në shah për meshkuj dhe femra, e cila të shtunën do të mbahet në kompleksin e kompanisë në Ulqin.

Në këtë garë, e cila do të zgjasë deri më 17 nëntor, do të marrin pjesë mbi 90 skuadra nga 34 vende.

Kjo ngjarje sportive tërhoqi interesimin e madh, ndërsa rreth 800 pjesëmarrës do të luftojnë për fondin e përgjithshëm shpërblyes prej 45 mijë euro.

Flash Lajme