Qeveria e Malit të Zi njoftoi në mbledhjen e mbajtur të enjten se ka miratuar „Informatën për punët e realizuara në degën e djathtë të lumit Buna me qëllim mirëmbajtjen e rrjedhshmërisë dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e punimeve në vitin 2019“.

Thuhet se për këtë pikë të rendit të ditës Qeveria obligoi institucionet kompetente që të sigurojnë mjetet për aktivitetet me qëllim mirëmbajtjen e rrjedhshmërisë, të nënshkruajnë marrëveshjet për shfrytëzimin e materialit nga grykëderdhja dhe pjesa ku ndahen degët për përtëritjen e plazheve në Adë të Bunës dhe të tjera, si dhe shikimin e mundësisë së valorizimit të materialit të mbetur si material ndërtimor.

Flash Lajme