Nxënësja e klasës së gjashtë të Shkollës Fillore “Marshall Tito” nga Ulqini Yllëza Rama, së bashku me një nxënës nga Nikshiqi, do të prezantojë Malin e Zi në garën finale nga gjuha angleze “Hippo Competition”, e cila do të mbahet në muajin maj në qytezën italiane Lido de Jesolo afër Venecies, shkruan “Vijesti”.

Koordinatori dhe organizatori i projektit, profesoresha e gjuhës angleze Medina Çoba, tha se me kualifikim në finale, Rama tashmë arriti sukses të madh.

“SH.F. Marshall Tito” në vazhdimësi ka fitues dhe finalistë në garën nga gjuha angleze dhe ajo gjermane në vend dhe Evropë. Të fitosh në konkurrencën e nxënësve nga 25 vende është sukses i madh, por ambiciet tona janë më të mëdha”, tha Çoba.

Siç shtoi, kjo është hera e gjashtë në shtat vitet e fundit që SHF “Marshall Tito” prezanton Malin e Zi në garën e njohur nga gjuha angleze.

Flash Lajme