Shoqëria me Përgjegjësi të Kufituar “Parking Shërbimi – Ulqin” u regjistrua të hënën në Regjistrin Qendror të Subjekteve Ekonomike, mëson Portali Ul-info.

Në këtë mënyrë u plotësuan të gjithë kushtet që kjo ndërmarrje më në fund të punojë dhe të realizojë funksionin e vet.

Nga administrate lokale më herët paralajmëruan se në periudhën e ardhshme në veçanti do të angazhohen në ndërtimin e garazheve në kate dhe administrimin e hapësirave të parkingut të cilët janë në pronë komunale, gjegjësisht shtetërore.

Flash Lajme