„Komiteti Olimpik i Malit të Zi iu drejtua Drejtorisë për Ujëra me kërkesën për donacionin e rërës nga Ulqini për nevojat e mbushjes së terrenit, e cila e vetmja i plotëson kriteret e rrepta të Federatës Evropiane të Hendbollit sa i përket granulimit.

Po ashtu, rëra nga Plazhi i Madh sipas karakteristikave të saja është e sigurtë dhe e përshtatshme për përdorim të tillë, sepse rëra nga lumi nuk është e sigurt për lojë dhe përdorimi i saj nuk lejohet“, thuhet në Informatën të cilën e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi.

Siç transmeton Portali Analitika, Mali i Zi është nikoqir i Lojërave të vendeve të vogëla të Evropës, të cilët mbahen në Budvë, nga 28 maji deri më 1.06.2019.

Një nga sportet i cili është në programin e Lojërave është volejbolli në rërë, për të cilin Drejtoria për Ujëra i dha 250 meter kub të rërës nga Ulqini për mbushjen e terrenit.

Flash Lajme