Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 1 vjetorin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka thënë se ajo është e gatshme të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se më 14 dhjetor të vitit të kaluar e përmbyllëm një proces të filluar më 2014, me të cilin i vumë themelet e Ushtrisë së Kosovës.

Një vit që nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Një vit që nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, një vit më parë miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka zbuluar tre emrat e ministrave që do të udhëheqin me ministritë e Lëvizjes Vetëvendosje.Ai ka thnë se deri më tash janë nda tri ministri të cilat do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, e ato janë; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.Zeka ka thënë se me Ministrinë e Drejtësisë do të udhëheqë Albulena Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar që të bashkëqeverisin së bashku. Sipas burimeve të Klan Kosovës, kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherit kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa janë marrë vesh që në parim ta bëjnë qeverinë e ardhshme të Kosovës me formulën e ndarjes së pushtetit gjysmë për gjysmë.

Flash Lajme