Ai ka thënë se në çdo rast, institucionet e Kosovës, përfshirë këtu FSK-në, janë në gjendje gatishmërie. Sipas presidentit, aksioni i sotëm i bastisjes në veri, është normal dhe nuk është i drejtuar ndaj një komuniteti të caktuar.

Thaçi ka thënë se është informuar nga autoritetet përkatëse të sigurisë në vend, për angazhimin e tyre në luftë kundër kontrabandës, krimit të organizuar, duke arrestuar kështu zyrtar e qytetarë që kanë qenë pjesë e veprave kriminale.


I pyetur për deklaratat e presidentit të Serbisë, për ndërhyrje në Kosovë, Thaçi ka thënë se Vuçiq nuk mund të lëvizë drejt Kosovës, duke i quajtur deklaratat e tij si populiste.

Ai tha se deklarimet populiste nuk janë kërcënime për luftë, veçse janë deklarime për opinionet e tyre të brendshme e për të fituar simpati më të madhe brenda opinionit publik në Serbi.

Thaçi tha se Serbia nuk duhet t’i mbrojë njerëzit që kanë shkelur ligjin, dhe kërkoi nga Serbia të tregojë bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, që siç tha Thaçi, që nuk është lokal.

Presidenti Thaçi tha se Beogradi nuk duhet të jetë adresë e mbrojtjes për njerëzit të involvuar në krim

Kujtojmë se të martën në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka nisur aksion në komunat e në veri, duke bastisur lokale e arrestuar persona të dyshimtë të përfshirë në kontrabandë e vepra kriminale./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme