Anamorava sot kryesishtë me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Në rajonin e Anamoravës sot do të mbaj mot kryesishtë me diell. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje shiu ne disa vende vonë pasdite.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, të cilat do të luhaten prej 12 deri në 26°C.

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin tonë duke sjellë mot të pastabilizuar.

Në fushat termike do të ketë rritje të temperaturave dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Prej nesër do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë celsius.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme