Viktima e aksidentit në Llabjan, është ish-drejtori i Shëndetësisë së Kamenicës

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prekovci-Llabjan, si pasojë e të cilit ka vdekur një person, transmeton Gazeta Metro.

Metro mëson se viktima e aksidentit në fjalë, është ish-drejtori të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli.

I ndjeri Bucolli, 49-vjeç, nga Kamenica, ishte duke drejtuar automjetin e tipit VW Sharan, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vetaksident, me ç’rast si pasojë edhe ka vdekur.

Ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë./gazetametro.net

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme