Fotografitë e bëra nga gazetari anglez Vaughan Smith ishin shkrepjet e para domethënëse të një lufte të re në Kosovë.

Ato shfaqnin shkatërrimin sistematik derisa disa njerëz hidhnin shishe me benzinë për t’iu vënë flakën shtëpive.

Kjo ishte dëshmia e parë se serbët kishin filluar një kampanjë të madhe kundër Kosovës.

Përgjatë muajve të luftës, asnjë kameraman nuk arriti t’iu afrohet mjeteve motorike luftarake të serbëve teksa shkatërronin shtëpitë, por këtë e bëri gazetari anglez Vaughan Smith.

Ai në RTV Dukagjini ka rrëfyer disa nga ngjarjet që më pas ndryshuan historinë e Kosovës.

Smith thotë se rreth 140 gazetarë vendorë dhe të huaj kanë humbur jetën në Kosovë.

“Çmimi që kanë paguar gazetarët për raportimin e asaj që po ndodhte ishte i shtrenjtë. Unë për pak sa jam vrarë në Prekaz, kur plumbi kishte hasur në telefonin tim mobil. Ai telefon ma kishte shpëtuar jetën. Unë jam falënderues për gazetarët që kanë raportuar”, tregon ai.

Reporteri anglez tregon se pasi kishte shërbyer në ushtrinë britanike, ai kishte filluar punën si fotoreporter i lirë dhe fotografitë dhe videot që bënin u shisnin agjencive të njohura.

“Ky profesion sot është i zakonshëm, por atë kohë nuk ishte e njëjta gjë”.

Flash Lajme