Në një varr masiv në Bosnje gjenden 12 trupa nga koha e luftës

Zyra e Prokurorit në Bosnje tha se mbetjet e 12 njerëzve të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-95, u gjetën në një varr masiv, që u zbulua së voni pranë Sarajevës.

Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se mostra të ADN-së janë marrë për të përcaktuar identitetin e njerëzve, mbetjet e të cilëve u gjetën në varrin masiv në Malin Igman, rreth dy javë më parë.

Zyra e Prokurorit tha në atë kohë se viktimat mund të jenë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, të cilët figurojnë të zhdukur qysh në verë të vitit 1992.

Gati 7 000 njerëz mbeten ende të pagjetur nga lufta në Bosnje. Në këtë luftë janë vrarë mbi 100 000 vetë, ndërsa të pastrehë kanë mbetur disa milionë.

(Balkanweb)

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme