Haradinaj takohet me Rugovën

Haradinaj takohet me Rugovën

Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi.

Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, kryeministri Ramush Haradinaj sot priti në takim ish rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova.

Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

“Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar kryeministri në Facebook./21Media

Flash Lajme