Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2019

Kryesia miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në krye me kryetarin, Kadri Veseli ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar një varg çështjesh nga fushëveprimtaria e saj.

Nga kjo mbledhje u procedua tutje në Kuvend propozimi i Kadri Veselit për themelimin e Komisionit Hetimor në lidhje me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky propozim i Veselit është mbështetur nga shtatë deputetë të tjerë, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Gjithashtu në këtë mbledhje, Kryesia u njoftua me raportin e Auditimit për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2018, ndërsa miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, si dhe rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2020/01./21Media

Flash Lajme