Kolona deri në 1 kilometër

Kolona deri në 1 kilometër

Pritjet e gjata deri në 4 orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikëkalimin kufitar Merdare pritja për të dalur nga Kosovë është deri në 4 orë, derisa kolona është e gjatë deri në 1200 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosova pritjet janë prej prej 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare, Mutivodë ku udhëtarët duhet të presin në kolona deri në 2 orë. Pastaj prej 60 minuta deri 90 minuta presin udhëtarët në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se një orë./21Media

Flash Lajme