Pas marrjes së informacioneve për një veturë të dyshuar, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalë në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar.

I dyshuari i parë kishte të parkuar veturën në një parking, ndërkohë me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë, e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazh janë gjetur dhe konfiskuar 31 kg drogë, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe çelësat e veturave, tre telefona, 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.


Po ashtu janë konfiskuar të dyja veturat e të dyshuarve A. M. (1979) dhe A. M. (1995), të cilët janë arrestuar me këtë rast.

Prokurori kujdestar ka udhëzuar që të iniciohet rast për “blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Loading...


2002-2019

Flash Lajme