Çështja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kundërshtuar fuqishëm dhe në mënyrë të vazhdueshme nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Madje kundërshtimi i saj është edhe një prej arsyeve se pse ka dështuar plani i Vuçiqit dhe Thaçit për shkëmbim të territoreve, ku përflitej se Kosova do të jepte tri komunat veriore në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës.

Megjithatë një pazar të tillë me territore e ka stopuar Gjermania e Merkelit, e cila po i kërkon vazhdimisht Serbisë që të rikthehet në dialog dhe që të harrojë pazaret me territore dhe marrjen e veriut të Kosovës.

Flash Lajme