Kurse, manuali për praktikën psikologjike me persona transgjinorë, ka për qëllim të informojë profesionistët e shëndetit mendor për çështje të rëndësishme klinike gjatë punës me persona transgjinorë.

Blert Morina nga organizata CEL, u shpreh se këto dy manuale do të ndihmojnë gazetarët që në mënyrë sa më profesionale të raportojnë për komunitetin LGBTI.

Morina: Ky manual do të shërbej për të raportuar për LGBTI

Video

“Po shpresoj që ky manual do të shërbejë që tash e tutje të gjithë ata të cilët janë duke e ushtruar profesionin e gazetarisë dhe për të gjithë ata që mendojnë me iu fut këtij profesioni me pas një udhërrëfyes, i cili përmban detaje shumë të rëndësishme mbi mbulueshmërinë se si duhet të raportohet për LGBTI”, tha ai.

Kurse, autorja e manualit për gazetarë “Si ta mbuloni komunitetin LGBTI”, Besa Luci, teksa foli për manualin tha se viteve të fundit në Kosovë ka zhvillime pozitive sa i përket qasjes së mediave ndaj komunitetit LGBTI.

Luci: Qëllimi është me qenë sa më i thjeshtë

Video

“Qëllimi është me qenë sa më i thjeshtë, sa më i kapshëm, sa më informativ, që me iu ndihmua gazetarëve dhe redaktorëve në shkrimet e tyre profesionale në baza ditore në kuadër të mediumeve ku ata punojnë, për të marrë vendime të cilat në mënyrë sa më denjë dhe në mënyrë sa më të drejtë e përfaqësojnë diversitetin shoqëror në mbulueshmërinë e komunitetit LGBT dhe ai është qëllimi i manualit”, tha ajo.

Luci u shpreh viteve të fundit ka më shumë interes nga ana e mediave për të mbuluar komunitetin LGBTI, por që sipas saj ende ka hapësirë për përmirësime.

Luci: Ka hapësirë për përmirësim, sidomos në aspektin e përdorimit të terminologjisë

Video

“Ka hapësirë për përmirësim, sidomos në aspektin e përdorimit të terminologjisë. Shumë shpesh vërejë terminologjia e gabuar përdoret jo domosdoshmërisht me ndonjë qëllim dashakeq, po përdoret për shkak të mungesës së informatës, mungesës së kuptueshmërisë”, u shpreh ajo.

Publikimi i këtyre dy manualeve është mundësuar nga organizata CEL dhe CSGD. Ndryshe, komuniteti LGBTI nesër do të mbajë paradën e krenarisë./KosovaPress/


Loading...


2002-2019

Flash Lajme