Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë adresuar shumë sfida që kanë të bëjnë me komunat.

“Përgjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe adresuar shumë sfida që kanë të bëjnë me komunat. Disa prej tyre po i theksoj dhe po filloj me aprovimin e ligjit për dhënien në shërbim të pronave. Kemi aprovuar mbi 50 vendime që janë kërkesa të komunave. I kemi edhe 14 kërkesa të reja nga komunat, por duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo kërkesë që është për zhvillim ekonomik është trajtuar me prioritet. Sa i përket buxhetit e di që nuk jeni të kënaqur. Për vitin që vjen ne na duhet të shkojmë me prioritet se çka kanë mbetur punët pa bërë”, tha Haradinaj.

Flash Lajme