Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se përmes kësaj padie kanë kërkuar pezullimin e vendimit, pasi siç konsideron ai është vendim që nuk bazohet në ligj.

"Këtë aktpadi po e bëjmë nga fakti që konsiderojmë se vendimi i tij nuk është bazuar në asnjë ligj dhe as në ligjin e grevave.

SBASHK-u me dokumentin që e dorëzoi ka kërkuar nga gjykata gjegjëse fillimisht të pezullojë vendimin e ministrit Bytyqi e më pastaj të marr vendim meritor në bazë të argumenteve që ne i shtruam dhe në bazë të ligjeve të grevave... Konsiderojmë që kemi të drejtë duke u bazuar në ligjin për greva i cili nuk obligon askënd të që me rastin e grevave të kompensojë orët e humbura ", ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu ka apeluar tek Drejtoritë komunale të Arsimit të mos e zbatojnë këtë vendim të MASHT-it, derisa drejtësia të jap verdiktin meritor.

Jasharaj thotë se nuk kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bytyqi, por kërkojnë bashkëpunim më të mirë për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës.


"Jo nuk kemi kërkuar se do të dilnim në fushë politike, por unë po them ministri Bytyqi duhet me tepër të bashkëpunoj me SBASHK-un sepse u pa që ne jemi zëri i mësimdhënësve të Kosovës , ne punojmë me të dhe angazhohemi që të realizojmë kërkesat e tyre. Greva është legjitime dhe shumë më mirë do të ishte që bashkë me ne t'i dorëzohemi mësimdhënësve me një apel dhe lutje që t'i shqyrtojnë mundësitë për t'i kompensuar orët e jo të jepen urdhra jo të drejta dhe që nuk janë ligjore", tha Jasharaj.

Kujtojmë që tërë sistemi arsimor në Kosovë kanë mbajtur grevë për më shumë se tre javë me kërkesën për rritje pagash.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me vendim që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen duke mbajtur mësim gjatë pushimit pranveror, si dhe të mbahet procesi mësimor gjatë të shtunave. /KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme