Kjo është qendra e parë në Kosovë

Loading...

Kjo është qendra e parë në Kosovë

Sot është hapur qendra e kujdesit ditor për fëmijë e margjinalizuar dhe për ata pa përkujdes prindëror.

Në këtë qendër, fëmijët në nevojë do të referohen nga qendrat për punë sociale, shkollat dhe organizatat joqeveritare.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi tha se ky projekt me vlera humane meriton të përkrahet në mënyrë më të mirë. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje.

Flutura Nuha, koordinatore e kësaj qendre tha se në këtë qendër është menduar të sigurojnë kujdes për fëmijët prej moshave 6 deri në 15-vjeç.

Në këtë qendër do të punojnë psikologë, pedagogë dhe puntorë socialë. Psikologia e qendrës, Qamile Hoxha tha se përmes seancave grupore e individuale pret që fëmijët e margjinalizuar të jenë më të mirë trajtuar.

Projekti i qendrës ditore për përkujdesjen e fëmijëve me nevoja të veçanta është në bashkëpunim me Organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Komunën e Ferizajt dhe organizatën gjermane GIZ. Kjo e fundit pohoi se për disa muaj do ta vazhdojë përkrahjen pë funksionimin e qendrës.

Qendra për kujdesin ditor të fëmijëve të grup moshave të ndryshme, të cilët kanë nevoja shkollore, sociale e të një kujdesi më të mirë familjar është qendra e parë, e cila si e tillë është hapur në Kosovë. Ajo do të funksionojë në bazë të përkrahjes nga Komuna e Ferizajit dhe organizatat joqeveritare për të drejtat e fëmijëve./21Media

Flash Lajme