MZhE ka ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

Loading...

MZhE ka ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, siç bëhet e ditur në një komunikatë do të ofrojë përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim që të përmirësohet ndriçimi publik në këtë komunë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt.

Lluka u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje e cila ndër të tjera do ta bëjë ndriçimin më efiçient.

“Jam i kënaqur që u nënshkrua ky memorandum i cili jo vetëm se do të ndërrojë ndriçimin publik por edhe do ta bëjë atë më efiçient”, tha ai.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi synohet krijimi i mundësive për implementimin e pilot projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”.

Ky memorandum bashkëpunimi, siç bëhet e ditur në komunikatë është pjesë e zbatimit të Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë, e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë./21Media

Flash Lajme