KFOR: Ne jemi këtu të gatshëm për të parandaluar çdo kërcënim ndaj Kosovës

KFOR’i ka treguar edhe njëherë se janë të gatshëm të parandalojnë çdo kërcënim që vjen në drejtim të Kosovës.

Ky qëndrim i KOFR’it vjen pasi forca të shumta po mbajnë ushtrime në malet e Dragashit, siç thuhet nga KFOR këto ushtrime po bëhen për të qenë të gatshme për veprim të shpejtë në gjithë territorin e Kosovës me qëllim të pengimit të çfarëdo kërcënimi që do të mundë ta rrezikonte këtë territor.

Ushtrimet e sotme po zhvillohen në jug të Kosovës ku forcat e KFOR-it ushtrojnë ruajtjen e sigurisë së vendbanimit.

Siç theksohet, aksioni përfshin transferimin me helikopterë kroatë të ushtarëve moldavianë e italianë në rajonin e mbrojtur gjatë ditës e natës me taktikë lëvizëse.

“Trupat e KFOR-it vazhdojnë me trajnimin e vazhdueshëm dhe janë gati të shpërndahen nëpër gjithë territorin e Kosovës, dhe të parandalojnë çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit. Këtë herë, ushtrimet janë zhvilluar në komunën e Dragashit, dhe kanë përfshirë Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndimore dhe asestet e helikopterit kroat”, thuhet në komunikatën e KFOR’it

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme