Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së Flamurit të Dedë Gjo Lulit, në Detroit të SHBA-së.
Haradinaj ka thënë se ngjarja u organizua nga komuniteti katolik shqiptarë “Shën Pali” dhe sipas tij këto këto janë ndër ngjarje më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare.

Kreu i ekzekutivit ka lavdëruar malësorët në Amerikë duke potencuar se i kanë dhënë krah trojeve shqiptare dhe kanë krijuar garancë të thellimit të miqësisë së përhershme me SHBA-në.

Ky është njoftimi i plotë:

Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha trojeve tona, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë

Gjo Lulit, një prej ngjarjeve më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare. Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë.

Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në.

Flash Lajme