Aksion përgjatë Marshit të 1 Majit

Aksion përgjatë Marshit të 1 Majit

Lëvizja Studentore për “Barazi Studim Kritikë Veprim”, sot së bashku me grupe dhe organizata të ndryshme marshuan për 1 Majin, ditën e punëtorëve.

Përgjatë marshit protestuesit u ndalën tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke vazhduar te BSPK-ja në drejtim të qeverisë.

“Aktivistë të SKV-së përmes një instalacioni shprehën gjendjen tejet shqetësuese me vdekjen e punëtorëve, seç herë e në rritje nga firma të ndryshne ndërtimore dhe jo vetëm”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Studentore për Barazi.

Përballë qeverisë u vendosën 31 helmeta për 31 punëtorë që gjetën vdekjen në vendin e punës.

“Përballë qeverisë u vendosën 31 helmeta për 31 punëtorë që gjetën vdekjen në vendin e punës e të cilat nga institucionet trajtohen si aksidente të zakonshme. Kur aktivistët, punëtorët përmes një aksioni simbolik duan të shpërfaqin këtë gjendje alarmante, Komuna e Prishtinës me arrogancë e ndalon një aktivitet të tillë. Komuna e Prishtinës si dhe shefat e shefave duhet ta kuptojnë që të drejtat e punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve të Republikës janë shumë më të fuqishme se interesat meskine të pushtetarëve dhe grykësve oligark. Jeta e punëtorëve është e shtrenjtë. Papërgjegjësitë institucionale do të përballen me vullnetin popullor, kundër shtypjes, kundër pabarazisë”, thuhet në komunikatë./21Media

Flash Lajme