Autoritetet e Shëndetit në Greqi, janë duke iu drejtuar turistëve në fillim të këtij sezoni turistik për të marrë masa masa paraprake nga pickimet e mushkonjave, pasi mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Sëmundje të transmetuara nga pickimi i mushkonjave përfshijnë: sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, virusin në Nilin e Veriut dhe shumë sëmundje të tjera të përhapura në vende të ndryshme të botës.

Në lidhje me këto sëmundje, janë të paktën 316 persona që janë infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke rezultuar me vdekjen e 50 personave grek.

Në një studim për këtë sëmundje, nga një qendër shëndeti në SHBA personat të infektuar nga ky lloj virusi do të vuajnë nga temperatura e lartë, dhimbje të kokës dhe shumë pak përqind e tyre do të kalojnë në zhvillim serioz të kësaj sëmundjeje./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme