Tani që filloi sezoni i vapës, vështirë që mushkonjat të na mos na bezdisin. Një ndër mënyrat më efektive për t’u mbrojtur nga pickimi i tyre është uthulla e mollës.

Mjafton të spërkasni trupin me pak uthull molle dhe të flini të qetë. Në mëngjes, bëni një dush për të larguar aromën karakteristike. Po kështu, mbani në dhomë një vazo me lule borziloku ose menteje, të cilat largojnë mushkonjat. Përgjithësisht funksionojnë, por për çdo rast, mund ta qetësoni pickimin në këto mënyra:

-vendosni akull në zonën e pickuar; ndalon dhimbjen dhe kruajtjen.

-uthull molle/borzilok; vendoseni në lëkurë dhe mbajeni për pak minuta derisa dhimbja të jetë qetësuar.

-banane; lyeni lëkurën me pjesën e brendshme të lëvores së bananes.

-pastë dhëmbësh.


Flash Lajme