Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Vitet e fundit shikojmë që femrat i kushtojnë rëndësi të madhe manikyrit dhe pedikyrit. Ashtu si çdo vit edhe këtë verë shqetësimi i femrave është ngjyra e thonjve e duhur për plazh.

Kemi parë se gjatë këtij viti kanë mbizotëruar ngjyrat e lehta, natyrale. Ngjyra neutrale e thonjve ka qenë trendi i këtij viti. Por gjatë verës janë më të preferuara ngjyrat e ndezura madje edhe fluor.

Këtë sezon hiqni dorë nga ngjyrat e ftohta. Janë “out” të gjitha tonet e grisë, të së bardhës, ngjyra e zezë, vishnja, kafja dhe të gjitha tonet e errëta. Mos u shqetësoni nëse këto ngjyra janë të preferuarat tuaja, pasi rikthehen në modë menjëherë sapo vjen vjeshta!

Thonjtë tuaj duhet të jenë të gjalla dhe me ngjyra të bukura. Ngjyrat që janë trende të verës janë ngjyrat e ndezura, tonet e së kuqes, portokallisë, të verdhës, të kaltrës dhe ngjyrat neutrale.


Flash Lajme