Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Nëse do të pyesni çdo parukier apo stilist se çfarë lloji shampo përdorin për veten dhe klientët e tyre, të gjithë do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë: një shampo pa sulfate.

Dhe kjo është për shkak se sulfatet në të vërtetë janë mjaft të dëmshme për flokët. Ato përveç se e ashpërsojnë shumë flokun, i heqin atij edhe ato gjëra që janë të shëndetshme dhe floku ka nevojë, siç janë vajrat natyrale, lagështia dhe madje heqin edhe ngjyrën e flokëve.

Pra, edhe pse, po, sulfatet janë të shumta në përbërjen e produkteve kozmetike, shampo dhe grime, ato janë armik i vdekshëm i flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Prandaj përpara se të blini shampo kujdesuni të lexoni me vëmendje përmbajtjen nëse kanë sulfat apo jo. Duke përdorur shampo pa sulfat do të keni flokë të butë, flokë që nuk yndyroren shpejt dhe të shëndetshëm./ Shendeti.com.al


Flash Lajme