Jeta është e pasigurt. Mundësitë që diçka të ndodhë janë të mëdha, saqë nëse dikush traumatizohet nga koncepti i vdekjes, do të vdesë duke menduar për të.

Por megjithëse vdekja do të na vijë një ditë të gjithëve, janë disa truke të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën. Dardania.com ka sjellë për ju, 10 këshilla që do të të shpëtojnë jetën një ditë.

Uthulla është e pasur me veti antibakteriale dhe na ndihmon të luftojmë sëmundje të ndryshme. Uthulla na ndihmon në trajtimin e djegieve, për shkak të natyrës së tij acidike duke u holluar me ujë të ftohtë. Gjithashtu me të mund të pastrojmë edhe shtëpinë.

Kur jeni në natyrë, vetë ajo të jep ndihmën e parë. Nuk ka asgjë më të mirë se rrëshira e pishës, e cila mund të përdoret si një antiseptike dhe shëruese.

Shihni një foto të një fëmije dhe shikoni në sytë e tyre. A janë ata normalë? Nëse një sy ka një pigment të kuq, që duket i parregullt, atëherë fëmija ka nevojë për një diagnozë mjekësore. Fëmija mund të vuajë nga retinoblastoma, një lloj i kancerit të syve.

Zjarret në kuzhinë janë të rrezikshme, por të zakonshme. Në këtë situatë, ka diçka që duhet të dini, përdorni sodë buke, në vend ujit. Yndyrat në ushqim do ta përhapin zjarrin, nëse përdoret ujë.

Unazë bojë hiri rreth kornesë, mund të jetë një shenjë e kolesterolit të lartë në gjak. Kjo është e rrezikshme nëse nuk trajtohet. Ju duhet të vizitoheni nëse keni këtë problem, ose do të jeni të kërcënuar nga sulmi në zemër apo në tru.

E mbani mend atë trukun, kur një lente zmadhuese e drejtojmë nga dielli dhe lëshon zjarr në një gjethe të thatë? Epo, kjo vlen edhe për shishet transparente të ujit në makina, të cilat pasqyrojnë rrezet e diellit. Nëse i mbani në makinë, dhe përballë diellit, rrezikon t’ju bjerë zjarri në makinë.

Keni parë në ëndërr sikur ju marrin peng? E pra, le të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë në vërtetë. Por nëse ndodheni në një situatë të tillë, qëndroni larg kokës së sulmuesit. Sepse policia do të synojë gjithmonë kokën e sulmuesit dhe nëse nuk dëshiron që truri yt të hidhet në erë nga pistoleta, apo snajperi, qëndro larg, këshillon Dardania.com

Mos bëni video pasi keni shpëtuar dikë nga mbytja. Çojeni në spital! Ndodh shpesh që një person mund të vdesë edhe nga mbytja e mesme. Kjo për shkak të baktereve në mushkëritë e tij.

Mos hani shumë në shkretëtirë!Pra, nuk është ekzaktësisht sikur jeni në dietë, por kur ju keni mungesë uji dhe kripe në ushqim, dhe qelizat e trupit po luftojnë për pak ujë, më mirë mos hani shumë. Sepse qelizat do të urdhëronin trurin tuaj që të kërkonte më shumë ujë, duke ju bërë të etur.

E keni parë ndonjëherë “Prova e vdekjes”? E mbani mend skenën kur makina theu këmbët e vajzës që po i mbante në dritare? Epo airbag-u është i projektuar për të mbajtur kokën tuaj të sigurt, jo këmbët. Pra nëse i mbani këmbët në kroskot dhe ndodh një aksident, këmbët tuaja do të thyhen./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme