Gjithnjë e më shumë, prindërit synojnë sot t’i orientojnë fëmijët drejt aktiviteteve sportive. Jeta sedentare e mbyllur brenda, mbi ekranet e smartfonëve është shqetësim për çdo familje me të mitur.

Jo gjithkush ka ambicie në sport por për prindërit e rëndësishme është që fëmijët të rriten me disiplinë dhe të shëndetshëm.

Sporti më masiv në Elbasan është futbolli, me stërvitje deri 3 herë në javë. Prej një viti në shkollat e qytetit po zbatohen edhe disa projekte tw FSHF-së, që synojnë të afrojnë fëmijët me sportin.

Në stinën e verës aktivizimi i fëmijëve mbetet një nga problematikat e ditës në çdo familje. Organizimet sportive dhe kampet verore mbeten zgjidhja ideale, por edhe me kosto.


Flash Lajme