Sipas një mjekëve takat e larta lidhen ngushtë me dhimbjet e shpinës dhe ndrydhjet e nyjeve.
Më poshtë, Dardania.com ju sjell disa nga problemet shëndetësore që vijnë si rezultat i përdorimit të takave të larta.

Dhimbja e shpinës:


Pozicioni jo e balancuar e trupit shkakton presion dhe ndrydhje të nyjeve. Qëndrimi jo-normal në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje dhe çrregullime të shpinës.

Tendosje të thembrave:


Mbajtja rregullisht e takave të larta shkakton tendosje të thembrës, e cila mund të sjell probleme në ecje dhe qëndrim në këmbë në moshë të shtyer, informon Dardania.com

Shputa e këmbës:


Qëndrimi për një kohë të gjatë në taka të larta shkakton disbalanc dhe pesha e trupit përqëndrohet vetëm në dy pika të shputës: në thembër dhe në fundin e gishtave të këmbës që mund të shkaktojë deformime.

Mosrritja e thonjëve:


Pozicioni i këmbës në taka dhe presioni që bëhet në pjesën e përparme të gishtave, gjegjësisht në pjesën e thonjve shkakton deformim dhe ndalon rritjen e tyre. /Burimi: gazetashendeti/dardania.com


Flash Lajme