Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, kanë nisur kontrollet në subjektet si bare dhe restorante. Inspektorët e Shëndetësisë do vijojnë çdo ditë me monitorimet në terren për mbrojtjen e shëndetit nga duhani si dhe evidentimin e shkeljeve për të cilat nuk ka tolerime.

”Nuk është një aksion sporadik, inspektorët e shëndetësisë do të jenë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, përfshirë edhe cigaret elektronike, shisha/nargjile dhe çdo lloj produkti duhani”,-tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Më tej ajo shtoi se: ”Nëse nuk respekton ligjin, nuk falesh! 6-fishim gjobe dhe pezullim aktiviteti për subjektet që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur”.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme. Sipas statistikave 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin.


Flash Lajme