Shënohet viktima e parë nga sëmundja “ethet e minjve” në Shqipëri. Një 32 vjeçare nga Erseka, e paraqitur me simptomat e kësaj sëmundje pranë repartit infektiv në QSUT, nuk ka arritur të mbijetojë.

Qytetarët që jetojnë në kryeqytet nuk janë të rrezikuar, pasi nuk ka vatër të kësaj sëmundje. Vlen të theksohet fakti se nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta, vdekshmëria është mbi 60%.

Sipas shefes së Shërbimit të Infektivit në QSUT, Nadja Como, “ethet e minjve” ose siç quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi i kuq, dhe transmetohet përmes ushqimit. Como shton se nga virusi, mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.

Gjatë një interviste dhënë për “Report TV”, ajo tha se kjo sëmundje përhapet mesë shumti në zonat malore, ku ka dhe brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.


Flash Lajme