Një takim me shoqërinë, apo me miqtë e familjarët në një vend të hapur, duke gatuar ushqime në zgarë është perfekte për netët e verës. Por, a e dini sa shume rreziqe kanë për trupin tuaj produktet e gatuara në zgarë?

Të pjekësh produktet e mishit, vazhdimisht në zgarë çon deri në rrezik për kancer. Kjo për shkak se tymi gjatë gatimit dhe djegia e qymyrit lëshon kimikate kancerogjene.

Gatimi i ushqimit shumë afër qymyrit është një rrezik. Sidomos kur ju e praktikoni këtë shpesh. Ajo çfarë sugjerohet është të përdorni mjetet që do ta largojnë sa më shumë tymin nga produktet që po gatuani. Rastet e helmimit shtohet dyfish gjatë periudhës së verës, ndaj shmangeni sa më shumë gatimin në këtë formë, sa do e shijshme mund të jetë.

Mishi lëshon yndyrë dhe pastrimi zgarës është më i vështirë. Kështu, pas përdorimit të shumëfishtë, mikrobet zënë vend dhe nuk është e lehtë për t’i zhdukur. Këshillohet që gjithmonë para se të vendosni në zgarën e nxehtë produktet, ta pastroni me limon. Kjo metodë do të reduktojë mikrobet./L.F-dritare.net


Flash Lajme