Banorët e Alliasit në periferinë e Tiranës, nuk kanë më nevojë t’i dërgojnë fëmijët në qendrën shëndetësore nr. 10 për vaksinat, por tashmë mund ta marrin shërbimin pranë pikës 10.2 në zonën e Alliasit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se përmes një kalendari ndiqet me rigorozitet kryerja e vaksinave për çdo fëmijë.

“Forcojmë zinxhirin e vaksinimit afër vendbanimit, me traditën shembullore të personelit shëndetësor që kujdeset për ndjekjen me rigorozitet të kalendarit të vaksinave për çdo fëmijë. Banorët e Alliasit në periferinë e Tiranës, nuk kanë më nevojë t’i dërgojnë fëmijët në qendrën shëndetësore nr. 10 për vaksinat, por tashmë mund ta marrin shërbimin pranë pikës 10.2 në zonën e Alliasit”.

Banorët e Alliasit në kryeqytet marrin shërbimin shëndetësor parësor më pranë zonës së tyre të banimit, dhe kjo falë projektit të mbështetur nga “Save dhe Children”, në partneritet të ngushtë me ministrinë e Shëndetësisë dhe bashkisë së Tiranës, që ka bërë të mundur ngritjen dhe pajisjen e qendrës së re shëndetësore në këtë zonë.

Kjo qendër e ndërtuar dhe e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore është në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë, do të jetë në funksion të rreth 10.000 banorëve në zonën e Alliasit, ku 2500 prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 0-14 vjeç.


Flash Lajme