Kanabisi mund të jetë çelësi për të luftuar kancerin e pankreasit, një nga tumoret më vdekjeprurës.

Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit e Universitetit të Harvardit pasi kanë bërë disa eksperimente tek minjtë.

Shkencëtarët e këtij universiteti i testuan efektet e disa përbërësve të kësaj bime tek qelizat e kancerit të pankreasit në formë laboratorike si dhe tek kafshët e sëmura.

Kanceri i pankreasit është një nga tumoret më të vështirë për t’u kuruar dhe kryesisht u merr jetën 93% të të sëmurëve brenda 5 viteve.

Trajtimet me flavonoide vranë të gjitha qelizat kancerogjene në 70 për qind të minjve me kancer në pankreas.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista shkencore, ‘Frontiers of Oncology’. Studiuesit shpresojnë se deri në vitin 2020 ky lloj trajtimi mund të jetë gati për testim tek njerëzit.


Flash Lajme