Paketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet falas, është një tjetër shërbim që ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në shtatë muajt e parë të 2019-ës, 1306 pacientë kanë përfituar Paketën e plotë të Kataraktit pa pagesë.

Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) thonë se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Duke ndjekur sistemin e referimit, përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.


Flash Lajme