Një person ka rreth 30 deri në 40 nishane në trup. Ka disa karakteristika të cilat duhet t’i kushtoni vëmendje për shkak të rrezikut që mund të kenë dhe shqetësimeve që mund te na japin në të ardhmen.

Vetë-ekzaminimi është më i lehtë për të kapur në kohë diçka që nuk shkon me trupin tuaj, ndaj ne në Dardania.com ju sjellim disa informacione, për rastet kur duhet  të shqetësoheni.

Asimetria mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me nishanin. Një nishan normal duhet të jetë simetrik, që do të thotë se të dy gjysmat e tij duhet të duken njësoj.

Të kesh shumë ngjyra në nishan mund të jetë një shenjë shqetësuese pasi nishanet e shëndetshëm supozohet të jenë me një ngjyrë (zakonisht kafe).

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje madhësisë së nishanit: nëse është më i madh se 6 milimetra mund të jetë një shenjë paralajmëruese se diçka nuk po shkon mirë.

Nëse vëreni ndonjë ndryshim ose simptomë të re si dhimbje, ënjtje ose kruajtje, mos e shtyni vizitën tuaj te mjeku./L.F-dritare.net


Flash Lajme