Gjithnjë e më shumë qytetarë po drejtohen drejt qendrave shëndetësore për të kryer kontrollin mjekësor bazë ndërkohë qyteti me numrin më të madh të kontrolleve rezulton të jetë Tirana.

Gjatë periudhës janar-gusht 2019, janë 323.136 qytetarë shqiptarë të grupmoshës 35-70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas, check up-in.

Janë 61% femra dhe 39% meshkuj që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë sipas statistikave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ndërkohë që qyteti me numrin më të madh të kontrolleve rezulton të jetë Tirana. Fushata sensibilizuese ”Si je” për programin e kontrollit mjekësor bazë pa pagesë për popullatën 40-65 vjeç nisi në 2014.

Kontrollit mjekësor bazë ka katër vite që aplikohet dhe janë 250 mijë qytetarë që kanë përfituar nga Check-Up falas ndërkohë që janë kryer 34 mijë e 235 ndërhyrje kirurgjikale falas në 29 spitalet e vendit.


Flash Lajme