Lidhja midis diabetit dhe nje diete të bazuar te bimët është akoma më përfituese kur vetëm ushqime me bazë bimore si frutat, perimet, bishtanjat dhe frutat e thata janë përfshirë në dietën tuaj ditore sipas studimit te fundit nga JAMA Internal Medicine.

Eshtë vërtetuar se një diete me baze bimore ndikon 23% ne uljent e riskut të diabetit. Për më teper individët qe konsumuan një version te shëndetshëm të kësaj diete dhe minimizuan konsuminin  e pijeve me sheqer e ulen me 30% me shume riskun per zhvillimin e diabetit.

Doktorët keshillojnë që dieta të shoqërohet me veprimtari fizike dhe eleminimin e konsumimit te duhanit.

Më shumë se 30 milion veta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës , ose me saktë 1 ne 10, vuajnë nga diabeti. Globalisht diabeti është në rritje dhe numri të prekurve është rritur nga 108 milion ne vitin 1980 to 422 milion ne 2014 , sipas organizates Botërore te Shendetit.

Gjithashtu Obeziteti eshte nje faktor risku qe ndikon shumë ne zhvillimin e diabetit.

Për më shumë studimi tregon se një dietë e pasur në fibra e ul riskun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të sistemit te tretjve.

Mbani ne mendje se shumë modele të shëndetshme të të ngrënit si dieta Mesdhetare kan shumë për mbajtje bimore dhe për personat qe praktikojnë ketë dietë , ekspertet mendojnë se jane në rrugën e duhur.

Dieta Mediteriane ka fituar medaljen e artë në vitin 2019 nga US NEëS. Ushqimi në këtë dietë është i pasur me antioksidant, vitamina , minearale dhe fibra, te cilat janë nje komponet kyc ne luften kunder semundjeve kronike.

“Eshtë më shumë se një dietë , është nje menyre jetese”. 

Burimi: CNN

KOHA JONE


Flash Lajme