Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë gazetarëve këtë të mërkurë se vendi ka një problem me avullimin, ndërsa këshilltari i tij i lartë shëndetësor, tha që Administrata e Ushqimit dhe Barnave, po synon të heq të gjitha cigaret elektronike me aromë nga tregu.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar u tha gazetarëve pas një takimi me Trump në Zyrën Oval se fëmijët po bëheshin të varur nga nikotina falë aromave tërheqëse të cigareve elektronike, dhe se FDA po punonte në një “dokument udhëzues” që do të çonte në një ndalim i të gjitha aromave të tjera, veç aromës së cigares, shkruan Dardania.com

Gjashtë vdekje kanë qenë të lidhura me këto cigare, së fundmi  dhe zyrtarët e Shëndetit Publik të Sh.B.A-së po hetojnë 450 raste të sëmundjes së mundshme të mushkërive të lidhura me avullin në 33 shtete dhe një territor amerikan.

Hetimi mbarëkombëtar i udhëhequr nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA nuk ka lidhur përfundimisht sëmundjet me ndonjë produkt apo përbërës specifik të cigareve elektronike, megjithëse zyrtarët shëndetësorë kanë shprehur dyshime për efektet e thithjes së vitaminës E acetate./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme