Mëngjesi është një prej vakteve më të rëndësishme të ditës. Nëse ju konsumoni një mëngjes të mirë dhe të bollshëm, do të mund t’i siguroni vetes trup të shëndoshë dhe organizëm që funksionon lehtësisht.

Mirëpo, shpesh herë, ato që konsumojmë në mëngjes janë të gabuara. Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe dhe një cigare, gjë që është tërësisht e gabuar, por ka edhe të tjerë që konsumojnë ushqim.

Edhe ushqimi duhet zgjedhur, për të mos pasur uri të menjëhershme, por edhe për të mos e tejmbushur organizmin.

Më poshtë po rendisim disa prej llojeve të ushqimeve që nuk duhet të hani për mengjes.

Risultati immagini per eating morning

Ëmbëlsira – Sipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salsiçe – Salsiçet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salsiçet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit – Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat shumëngjyrëshe – Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe. Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës. Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe. Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë. Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve.


Flash Lajme